Shearer kritikon Van Dijk dhe Konate për rezultatet e dobëta të Liverpool-it

Shearer kritikon Van Dijk dhe Konate për rezultatet e dobëta të Liverpool-it

Legjenda angleze, Alan Shearer, ka kritikuar ashpër dy lojtarët e Liverpoolit teksa skuadra vazhdon krizën e rezultateve.

‘Reds’ humbën 3-2 ndaj Brentford të shtunën, duke zbehur shanset për të mbrojtur titullin e kamponit në Premier League.

Pas nëntë ndeshjesh, Liverpool ka pësuar 14 gola, duke zbritur në vendin e 7-të në tabelë.

Në një intervistë për “Rest in Football podcast”, Shearer theksoi se deficitet mbrojtëse janë shqetësuese dhe përmendi emrat e dy qendërmbrojtësve.

“Janë shumë dobët në të gjithë fushën. Mund të flasim për mesfushën dhe mungesën e mbulimit përpara, lidhjen mes transferimeve, por defensiva është katastrofë. Van Dijk dhe Konate, dy qendërmbrojtësit, kanë marrë shumë kritika dhe unë e kuptoj këtë”, tha ai.

Shearer shtoi se forma e dobët e mbrojtjes ka qenë vendimtare për humbjet e fundit të Liverpoolit, duke vënë në dyshim mundësitë e tyre për të mbrojtur titullin në Premier League këtë sezon.

Share This