Rikthehet Superliga, Drita–Llapi kryendeshja e fundjavës

Rikthehet Superliga, Drita–Llapi kryendeshja e fundjavës

Java e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll sjell duele të forta dhe mjaft interesante.

Kryendeshja e kësaj jave do të luhet në Gjilan, ku Drita pret Llapin të dielën, në një përballje që pritet të jetë mjaft e zjarrtë për kreun e tabelës.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme është ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit, që zhvillohet të dielën në mbrëmje nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, Ballkani, që ndodhet në vendin e dytë të renditjes, do të jetë nikoqir i Ferizajt, ndërsa Malisheva udhëton në Klinë për t’u përballur me Dukagjinin.

Sfida tjetër e kësaj jave zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi”, ku Prishtina e Re pret Drenicën.

Të gjitha ndeshjet do të luhen të shtunën dhe të dielën nga ora 13:00, përveç ndeshjes Prishtina–Gjilani, që do të nisë në orën 18:30.

Pas 11 javësh kampionat, Prishtina mban kreun e tabelës me 25 pikë, ndërsa Ballkani ndodhet në vendin e dytë me 22 pikë.

Share This