ShBA teston raketën e re me rreze të gjata

ShBA teston raketën e re me rreze të gjata

Marina amerikane ka  testuar raketën e re ajër-ajër AIM-424 “Malice”, e cila ka një rreze veprimi të deklaruar prej më shumë se 463 kilometrash.

AIM-424 është zhvilluar nga Raytheon dhe është parë e integruar në dy avionë luftarakë të Marinës amerikane: F/A-18E Super Hornet dhe F-35C Lightning II, transmeton Klankosova.tv.

Raketa është 4.11 metra e gjatë, ka diametër 34 centimetra dhe peshon rreth 680 kilogramë.

Ajo përdor motor me lëndë djegëse të ngurtë dhe është e pajisur me kokë luftarake me fragmentim shpërthyes.

Fotografitë tregojnë se një F/A-18E mund të mbajë të paktën katër raketa të këtij lloji, ndërsa F-35C mund ta transportojë AIM-424 në ndarjen e brendshme të armëve, duke ruajtur profilin e tij të ulët të zbulueshmërisë.

Zbulimi i AIM-424 vjen në një kohë kur ShBA-ja po zhvillon një gjeneratë të re raketash ajër-ajër me rreze shumë të gjatë.

Marina amerikane tashmë përdor AIM-120 dhe AIM-174, ndërsa Forcat Ajrore po zhvillojnë AIM-260.

Megjithatë, shumë detaje mbi performancën e AIM-424, përfshirë shpejtësinë, sistemin e drejtimit dhe aftësinë reale të goditjes në distancën maksimale, mbeten të klasifikuara.

Share This