
SHBA sekuestron një tjetër anije cisternë nafte pranë brigjeve të Venezuelës
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër anije cisternë nafte pranë brigjeve të Venezuelës, duke shtuar presionin mbi regjimin e Nicolas Maduros.
Anija Bella 1, me flamur panamez dhe e sanksionuar, u ndalua teksa po shkonte drejt Venezuelës për t’u ngarkuar, në një operacion të dytë të tillë gjatë fundjavës.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, konfirmoi se SHBA-të do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon, duke paralajmëruar se çdo tentativë do të ndalet.
Ky veprim vjen pas sekuestrimit të supertankerit Centuries dhe cisternës Skipper, të dyshuara për transport të naftës së sanksionuar nga Irani drejt Venezuelës.
Presidenti Donald Trump ka shpallur një bllokadë totale ndaj cisternave të naftës që hyjnë e dalin nga Venezuela, duke akuzuar Maduros se përdor të ardhurat për të financuar terrorizmin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krime të tjera.
Ai ka mobilizuar në Karaibe një flotë prej 11 anijesh luftarake, përfshirë aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, duke rritur frikën e një përplasjeje të dhunshme me forcat venezueliane.
Ndërkohë, kritikët kanë ngritur shqetësime se operacionet e SHBA-së, që kanë shkaktuar mbi 100 viktima, përbëjnë vrasje jashtëgjyqësore, por administrata amerikane i justifikon si pjesë të luftës kundër karteleve të drogës. /rtsh/


