
Rusia sërish sulme ndaj Ukrainës, plagosen 17 persona, mes tyre dhe të mitur
Të paktën 17 persona, mes të cilave 3 të mitur, kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve ruse në Odessa mëngjesin e kësaj të enjte (3 shtator). Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme rreth gjendjes së të plagosurve.
Sulmet ajrore ruse dëmtuan një ndërtesë banimi 21-katëshe në portin ukrainas të Detit të Zi. Shërbimet e emergjencës u mobilizuan menjëherë në zonë.
Në të njëjtën kohë, sulmet ajrore ruse vijuan edhe në zona të tjera të Ukrainës. Në Kiev, një dëshmitar okular sipas CNN, raportoi se një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (2 shtator), mes një vale të re sulmesh ruse në kryeqytetin ukrainas.
Sulmet në Odessa dhe Kiev janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të sulmeve ajrore të Rusisë mbi qytetet dhe infrastrukturën ukrainase. /rtsh/

