Zhegrova stërvitet i ndarë nga skuadra, largimi nga Juventusi duket i pashmangshëm

Zhegrova stërvitet i ndarë nga skuadra, largimi nga Juventusi duket i pashmangshëm

Përjashtimi i Edon Zhegrovës nga lista e UEFA-s ka konfirmuar krisjen mes Juventusit dhe sulmuesit kosovar, tashmë i veçuar nga grupi i lojtarëve bardhezi dhe i destinuar të shitet në tregjet që janë ende të hapura.

Hapësirat për sulmuesin anësor janë mbyllur nga Yildiz, Boga, Nico Gonzalez, Conceiçao, McKennie dhe Alajbegovic.

Zhegrova vazhdon të stërvitet i ndarë nga skuadra, në pritje të ndonjë oferte vendimtare për të synuar rilindjen.

Kanë rënë poshtë sondazhet e ditëve të fundit nga kampionati turk dhe zgjidhja më konkrete e çon lojtarin drejt Arabisë Saudite, saktësisht tek Al Ittihad.

Klubi arab është gati ta mbyllë marrëveshjen me Juventusin mbi bazën e një huazimi me të drejtën e blerjes, sipas asaj që bën me dije “Tuttosport”.

Share This