Rukiqi i reagon Liza Gashit: Qaq shumë pare paskemi pasur, sa 200 mijë qytetarë ikën nga vendi

Rukiqi i reagon Liza Gashit: Qaq shumë pare paskemi pasur, sa 200 mijë qytetarë ikën nga vendi

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendësministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila mbrëmë në T7 tha se qytetarët e Kosovës “kurrë s’kanë pasur më shumë para” sesa gjatë këtyre katër viteve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka përdorur ironi duke thënë se, nëse ekonomia ka qenë kaq e fuqishme sa pretendohet, atëherë “rreth 200 mijë qytetarë janë detyruar të migrojnë sepse s’kanë ditur çka të bëjnë me pare”.

Ai shtoi se ky “zhvillim i hovshëm ekonomik” po i detyron qytetarët të largohen nga vendi, për të kërkuar “një vend me zhvillim ekonomik më normal”.

“Qaq shumë pare paskemi pasur në Kosovë këto 4 vitet e fundit, sa qe rreth 200,000 qytetarë janë detyru me migru. Se s’kanë ditë çka me bo me pare… janë çu e kanë ikë. Nuk po mujna me e duru këtë zhvillim të hovshëm ekonomik në Kosovë. Qu po ikim po e lëshojmë Kosovën me gjet naj vend me zhvillim ekonomik ma normal”, shkroi Rukiqi.

Reagimi i tij vjen pas debatit të ashpër publik mbi gjendjen ekonomike në vend dhe trendin e migrimit masiv gjatë viteve të fundit.

Share This