Rubio: Është bërë përparim në çështjen e Iranit- Teherani flet për marrëveshje brenda 60 ditësh

Rubio: Është bërë përparim në çështjen e Iranit- Teherani flet për marrëveshje brenda 60 ditësh

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të shtunën se është shënuar njëfarë përparimi në mosmarrëveshjen mes Uashingtonit dhe Iranit.

Gjatë vizitës së tij në New Delhi, Rubio tha për gazetarët se “Është bërë njëfarë progresi, madje edhe tani që po ju flas, po bëhet njëfarë pune. Ekziston mundësia që, qoftë më vonë sot, nesër, pas disa ditësh, të kemi diçka për të thënë.”

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, konfirmoi se Teherani ndodhet në fazat e fundit të hartimit të një kuadri për një marrëveshje që synon t’i japë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Brenda një periudhe të arsyeshme prej 30 deri në 60 ditësh, detajet e këtyre pikave do të diskutohen dhe përfundimisht do të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Aktualisht jemi në proces të finalizimit të këtyre memorandumeve të mirëkuptimit,” tha ai për transmetuesin shtetëror IRIB. /rtsh/

Share This