Rrëzohet një aeroplan ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur në bord

Rrëzohet një aeroplan ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur në bord

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar në Crimea, duke shkaktuar vdekjen e 29 personave që ndodheshin në bord, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë për mediat shtetërore.

Sipas raportimeve, aeroplani An-26 humbi kontaktin me autoritetet gjatë një “fluturimi rutinë”. Mbetjet e avionit u gjetën pas një operacioni kërkimi dhe shpëtimi. Ministria e Mbrojtjes tha se problemi teknik duket se shkaktoi rrëzimin e avionit mbi një shkëmb. Në bord ndodheshin gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 23 pasagjerë, dhe nuk ka të dhëna për të mbijetuar., raporton BBC, transmeton rtk.

Raportohet se nuk është gjetur asnjë dëmtim i jashtëm i aeroplanit, duke lënë të kuptohet se nuk janë përdorur raketa, dronë apo është përfshirë ndonjë zog. Kontaktet me avionin u humbën rreth orës 18:00 sipas kohës lokale (15:00 GMT) të martën.

Aeroplani An-26, i prodhuar nga kompania ukrainase Antonov, është një aeroplan sovjetik që përdoret kryesisht për transportin ushtarak të ngarkesave të rënda dhe pasagjerëve për distanca të shkurtra deri mesatare. Aeroplanët e këtij modeli janë përdorur që nga fundi i viteve 1960 dhe kanë qenë të përfshirë në disa aksidente fatale.

Në 2020, 26 persona, kryesisht kadetë, humbën jetën kur një An-26 ukrainas u rrëzua në Kharkiv. Në vitin 2021, 28 persona vdiqën në një aksident në Lindjen e Largët të Rusisë, ndërsa në 2022 një person humbi jetën në një rrëzim në rajonin ukrainas të Zaporizhzhia.

Share This