Rama përsërit ftesën për dialog: I gatshëm në çdo vend me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë

Rama përsërit ftesën për dialog: I gatshëm në çdo vend me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog ndaj protestuesve duke vendosur mbi stolat e gurit fletën ku shkruhet “dialog”.

Rama shprehu gatishmërinë për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog.

“Përsëri e përsëri, e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë në çdo vend, në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet”, deklaroi Rama.

Share This