
Ndodh për herë të parë në historinë e Koresë së Jugut, ish-zonja e parë dhe ish-presidenti në burg
Për herë të parë në historinë e Koresë së Jugut, ish-zonja e parë Kim Keon Hee dhe ish-presidenti Yoon Suk Yeol ndodhen në burg për një sërë akuzash.
Gruaja e ish-presidentit të burgosur më herët, u arrestua për disa akuza, përfshirë manipulim të aksioneve dhe ryshfet. Vetë Kim Keon Hee ka mohuar të gjitha akuzat gjatë seancës gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Seul, por gjykata nga ana e saj lëshoi urdhër-arrest, duke përmendur rrezikun se ajo mund të shkatërrojë provat.
Koreja e Jugut ka një histori të padive dhe burgosjeve të ish-presidentëve, megjithatë, kjo është hera e parë që si ish-presidenti ashtu edhe ish-zonja e parë janë burgosur.
Prokurorët thanë se Kim, ka fituar mbi 800 milionë ëon (577,940 dollarë; 428,000 £) duke marrë pjesë në një skemë manipulimi çmimesh që përfshinte aksionet e Deutsch Motors, një tregtar BMË në Korenë e Jugut.
Ajo dyshohet se pranoi gjithashtu dy çanta Chanel dhe një gjerdan diamanti si ryshfet nga Kisha e Unifikimit, e cila është e diskutueshme, në këmbim të favoreve biznesi.
Ndër akuza të tjera, Kim akuzohet gjithashtu për ndërhyrje në emërimet e kandidatëve gjatë zgjedhjeve të pjesshme parlamentare në vitin 2022 dhe zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar.
Ndërsa ish-presidenti Yoon u arrestua në janar për t’u përballur me gjyqin për një përpjekje të dështuar për të vendosur ligj ushtarak vitin e kaluar që e zhyti vendin në kaos dhe përfundimisht çoi në rrëzimin e tij, raporton rtsh.


