
Rosenior merr drejtimin e Chelsea-s: Mezi pres të nis punë në Londër
Chelsea nuk ka surprizuar me zgjedhjen e trajnerit të ri të skuadrës.
Klub partner i “Bluve” të Londrës, Racing Strasbourg, ka lehtësuar shumë procesin për pronarin Todd Boehly, i cili ka zyrtarizuar firmën me Liam Rosenior.
Trajneri i ri shpreh entuziazmin për sfidën e re.
“Mezi po pres të nis punë në Londër. Jam i lumtur për gjithçka që ka arritur deri më tani dhe po shikoj me mjaft interes këtë sfidë të re”, tha ai pas nënshkrimit të kontratës.
Kontrata e Rosenior me Chelsea do të jetë e vlefshme deri në vitin 2032, duke e vendosur atë në krye të projektit afatgjatë të klubit londinez.

