
Rikthehet funksionaliteti i plotë i `Prishtina Parking`, bëhet me pagesë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga e mërkura hyn në fuqi rregullorja për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, duke i hapur rrugë rikthimit të funksionalitetit të plotë të shërbimit “Prishtina Parking”.
Rama, në një postim në Facebook, ka shkruar se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare.
“Pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në Kryeqytet. Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar Rama në Facebook.


