Rey Manaj mbërrin në Sivasspor, pritet nga tifozët të shumtë

Rey Manaj mbërrin në Sivasspor, pritet nga tifozët të shumtë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka mbërritur në qytetin e Sivasit pas 555 ditësh, pas arritjes së një marrëveshjeje paraprake me Sivassporin, skuadër që garon në Ligën e Parë të Turqisë.

Sulmuesi kuqezi u prit nga një numër i madh tifozësh në aeroportin “Nuri Demirağ”, ku mbërriti me aeroplan privat. Rikthimi i Manajt u shoqërua me brohoritje dhe pritje të ngrohtë nga mbështetësit e klubit.

Rey Manaj ishte larguar nga Sivasspori më 25 korrik 2024 për t’iu bashkuar skuadrës Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas mbërritjes në Sivas, ai përshëndeti tifozët dhe më pas u drejtua në ambientet e klubit për t’u takuar me zyrtarët.

Manaj pritet që pas këtij takimi të nënshkruajë zyrtarisht kontratën me Sivassporin.

Share This