
Reali, kush do ta trashëgojë numrin 9 të Mbappé? Mund të ketë një surprizë të madhe
Është një nga lajmet më të përfolura të verës: Kylian Mbappé do të veshë fanellën me numër 10 për Real Madridin, të lënë bosh nga Luka Modric.
Një zgjedhje shumë simbolike, por edhe thellësisht strategjike për sa i përket marketingut, fanella e re e francezit është e destinuar të dominojë shitjet globale.
Por, ndërsa vëmendja është te Mbappé, një pyetje mbetet: kush do ta mbajë numrin 9?
Që në ditët e para pas njoftimit të ndryshimit të numrit, dolën dy emra si trashëgimtarë të mundshëm: Endrick, ylli i ri brazilian që pati një sezon të parë të vështirë, dhe Gonzalo García, i cili pati një Kupë të Botës për Klube të shkëlqyer, duke i dhënë atij një shans në ekipin e parë.
Megjithatë, dy javë para fillimit të La Ligës, drejtuesit e Madridit ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht numrin e ri 9.
Sipas medieve spanjolle, arsyeja është e thjeshtë: Real Madridi nuk e përjashton një lëvizje sulmuese në minutën e fundit. Edhe pse Florentino Pérez është i bindur se ka një skuadër konkurruese, nëse lindin largime ose mundësi vendimtare, mund të vijë një përforcim i fundit dhe një emër po qarkullon vazhdimisht: Nick Woltemade, sulmuesi gjerman i Stuttgartit, i cili po ndiqet gjithashtu edhe nga Bayern. Çmimi është i lartë, por nëse Real Madridi do të telefononte…


