Raundi i radhës i negociatave të dielën, Zelensky: Do të ishte mirë nëse do të mbaheshin më herët

Raundi i radhës i negociatave të dielën, Zelensky: Do të ishte mirë nëse do të mbaheshin më herët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se raundi i ardhshëm i negociatave për armëpushim midis vendit të tij dhe Rusisë, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, mund të zhvillohet të dielën e ardhshme (1 shkurt), ndërsa shprehu dëshirën që “do të ishte mirë nëse ato do të mbaheshin më herët”.

Në një videomesazh të publikuar në X, Zelensky tha se gjatë raundit të mëparshëm të bisedimeve në Abu Dhabi, të dyja palët diskutuan hapat që duhen ndërmarrë për t’i dhënë fund luftës dhe se si duhet të mbikëqyret një marrëveshje paqeje.

Negociatat do të rifillojnë në Abu Dhabi, ku u zhvillua raundi i mëparshëm. Si Zelensky ashtu edhe Kremlini e vlerësuan takimin si konstruktiv dhe pozitiv. /rtsh/

Share This