
Raportohet për një aksion të madh anti-korrupsion të Prokurorisë Speciale, AKI-së dhe Policisë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, i zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe institucione të tjera relevante.
Sipas Sveçlës, bazuar në të dhënat e siguruara nga AKI dhe pas një hetimi disamujore, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë institucionalë, të dyshuar për përfshirje në keqpërdorime dhe korrupsion që lidhen me procesin e shpronësimit të pronave private, raporton telegrafi.
Në mesin e të dyshuarve janë kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, me inicialet J.M., zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D., eksperti i gjykatës Sh.T., një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, zyrtari i ATK-së G.L., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, me inicialet F.I.


