Raportohet për dy gra të zhdukura në Pejë dhe Fushë Kosovë

Raportohet për dy gra të zhdukura në Pejë dhe Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur në Pejë dhe Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, në Pejë, më 20 korrik, rreth orës 12:00, është raportuar se një grua kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime, raporton rtk.

Ndërkohë, më 21 korrik është raportuar se një grua tjetër kosovare nga Fushë Kosova është zhdukur që nga 7 korriku. Sipas policisë, ajo kishte dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Të dyja rastet po hetohen.

Share This