
Qytetari i drejtohet Abdixhikut: “Kudo që je, jam aty”
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga tubimi i mbajtur në Prizren.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Abdixhiku shihet i rrethuar nga qytetarë të shumtë, të cilët fotografohen me të dhe i shprehin mbështetje.
Vëmendje ka marrë një qytetar, i cili gjatë takimit i drejtohet Abdixhikut me fjalët:
“Kudo që je, jam aty”.
Videoja është publikuar nga vetë Abdixhiku në Facebook, ku krahas saj ka shkruar shkurt:
“LDK është dashni. Prizren”.
Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta nga mbështetësit e LDK-së në rrjetet sociale. /rekordi.net

