
QKMK: Nuk ka pritje të gjata nëpër kufijtë e Kosovës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka fluks të shtuar nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave më të fundit, pritjet më të gjata regjistrohen deri në 10 minuta, çka tregon për një situatë të qetë krahasuar me javët e fundit.
Në muajin korrik dhe gjatë gjithë gushtit, sidomos në periudhën e kthimit të mërgimtarëve, kufijtë e Kosovës u përballën me pritje të gjata dhe kolona të shumta. Mirëpo, tani duket se pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve tashmë janë kthyer në vendet ku jetojnë e veprojnë.
QKMK njofton se do të vazhdojë me përditësime të rregullta për qytetarët lidhur me gjendjen në kufi.


