Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave

Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Në njoftimin thuhet se “është miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet), si dhe është miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për Riformulimin e pikës 2. të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273 të datës 31 tetor 2025”.

Gjithashtu, sipas njoftimit, është emëruar Jetmir Hazirin në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil”.

Share This