
Kurti: Po bëjmë përpjekje për zgjedhjen e presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së seancës së Kuvendit ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit.
Kurti ka theksuar gjithashtu se deputetët e opozitës duhet të marrin pjesë në seancë, duke e cilësuar këtë si obligim kushtetues.
“Po bëjmë përpjekje dhe po shohim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, pasi ata e kanë detyrim kushtetues të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë”, është shprehur Kurti, raporton rtk.
Kurti nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente.


