Qarabaku bën surprizën e radhës, turpërohet klubi i Bajramit, Mourinho dhe Shaqiri i japin lamtumirën turneut Champions-it

Qarabaku bën surprizën e radhës, turpërohet klubi i Bajramit, Mourinho dhe Shaqiri i japin lamtumirën turneut Champions-it

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar rezultate shumë interesante, që kanë dekretuar emrat e katër skuadrave të fundit që shkonin në fazën në grup të turneut.

Qarabaku është kthyer pas 8 vitesh në fazën më të rëndësishme të turneut, pasi ka eliminuar Ferencvaroshin. Edhe pse u mund 3-2 në shtëpi, ekipi azer ia doli falë golavarazhit të përgjithshëm të siguruar me suksesin 3-1 jashtë.

Një humbje shumë e rëndë ka mbyllur rrugëtimin në Champions të Rengers të Gllasgou. Skuadra e Nedim Bajramit, i cili është nxjerrë jashtë planeve nga trajneri, u mposht 6-0 në transfertë nga Clube Brugge, që e kishte mundur 3-1 edhe në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, lamtumirën turneut ia dha edhe Fenerbahçe e Mourinhos që u mund 1-0 nga Benfica, si dhe Baseli që u mund 2-0 nga Copenhagën. /PS/

Share This