Putin nuk merr pjesë në samitin e BRICS-it, urdhërarresti i GJNP pengon presidentin rus të udhëtojë drejt Brazilit
Kremlini njoftoi të mërkurën (25 qershor) se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të udhëtojë për në Brazil për samitin e BRICS muajin e ardhshëm për shkak të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Putini kërkohet nga Gjykata me seli në Hagë pasi dyshohet se ka transferuar në mënyrë të paligjshhme fëmijët ukrainas që pas nisjes së pushtimit të vendit fqinj në shkurt të vitit 2022.
Zyrtari i lartë i Kremlinit, Juri Ushakov u tha gazetarëve se Putin do të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve të BRICS-it që do të zhvillohet më 6-7 korrik në Rio de Janeiro nëpërmjet një lidhjeje video. Putini merr pjesë rregullisht në takimet e BRICS si një kundërpeshë ndaj asaj që ai e quan hegjemoni perëndimore në skenën botërore.
BRICS i emërtuar sipas anëtarëve themelues të tij ku përfshihen Brazili, Rusia, India dhe Kina angazhohen të nxisin tregtinë dhe bashkëpunimin mes tyre.
Brazili është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe për këtë arsye ai vend do të ishte i detyruar të ekzekutonte urdhrin e arrestit ndaj Putinit, nëse ai do të merrte pjesë në samit. /rtsh/


