
Para armëpushimit, Izraeli përshkallëzon ofensivën në Gaza, vriten 90 persona
Teksa afati për arritjen e një armëpushimi me Iranin rritet, Izraeli përshkallëzoi ofensivën e tij në Gaza duke përdorur anije luftarake dhe artileri të rënda.
Mjekët dhe zyrtarët në Gaza raportuan se rreth 90 persona u vranë të enjten, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.
Në total, rreth 300 persona mund të jenë vrarë këtë javë dhe mijëra të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve.
Pavarësisht valës së re të dhunës në Gaza, shpresat për një armëpushim janë rritur pas njoftimit të Donald Trump të martën se Izraeli kishte pranuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme me Hamasin. Marrëveshja pritet të përfshijë një pauzë fillestare 60-ditore të armiqësive, një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e disa prej pengjeve që mbahen ende nga Hamasi.
Kabineti i sigurisë i Izraelit ishte planifikuar të mblidhej mbrëmjen e djeshme (3 korrik) për të vendosur nëse do të lëvizte shpejt drejt një marrëveshjeje me Hamasin apo do të urdhëronte përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të udhëtojë të dielën (6 korrik) për në Uashington për të zhvilluar bisedime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë. Në fokustë bisedimeve pritet të jetë armëpushimi mes Izraelit e Iranit, si dhe mundësitë për marrëveshje ambicioze rajonale.
Një armëpushim i mëparshëm mes Izraelit dhe Hamasit u prish në mars kur Izraeli nuk mbajti një premtim për të kaluar në një fazë të dytë të bisedimeve.
Që atëherë, pothuajse 6,500 njerëz janë vrarë në Gaza në valët e njëpasnjëshme të sulmeve ajrore izraelite, granatimeve dhe përleshjeve midis trupave izraelite dhe militantëve të mbetur të Hamasit. /rtsh/

