PSG përmbys edhe Barcelonën, kampionët në fuqi me lojë dhe fitore spektakolare!

PSG përmbys edhe Barcelonën, kampionët në fuqi me lojë dhe fitore spektakolare!

Paris Saint-Germain shënoi fitore të madhe ndaj Barcelonës, me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së tretë  në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Evropës kanë treguar forcën e tyre përballë skuadrës katalanase, në një përballje me shumë emocione dhe gola.

Désiré Doué kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 38-të, ndërsa Barcelona barazoi me Xavi Espart në minutën e 55-të.

Lucas Hernández riktheu epërsinë për parisienët në minutën e 72-të, por Lamine Yamal barazoi sërish për Barcelonën në minutën e 79-të.

Megjithatë, Vitinha shënoi për 3-2 në minutën e 81-të, duke e afruar PSG-në drejt fitores, ndërsa skuadra franceze vazhdoi të kërkonte golin e radhës.

Golin e katërt e realizoi spanjolli Fabian Ruiz.

PSG po dëshmon edhe një herë se mbetet një nga skuadrat më të forta të Evropës, ndërsa Barcelona nuk pati fuqi më shumë, raporton klankosova.

Share This