
Presidentja Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe ka shprehur shpresën që ky proces të përfundojë sa më parë, në përputhje me Kushtetutën.
Në një njoftim të Presidencës thuhet se Osmani u ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarëve të zgjedhur, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi.
“Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në njoftim.


