Presidenti ukrainas udhëton drejt Londrës, takohet me kryeministrit Starmer

Presidenti ukrainas udhëton drejt Londrës, takohet me kryeministrit Starmer

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet këtë të enjte (14 gusht) në Londër me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer.

Doëning Street ka dhënë pak detaje rreth asaj që dyshja do të diskutojë në bisedimet e tyre, ndërsa  takimi vjen vetëm një ditë para se presidenti amërikan Donald Trump të takohet ballë për ballë me homologun rus Vladimir Putinin në Alaska për të diskutuar mundësitë e një armëpushimi në Ukrainë.

Zelenskyy, Starmer dhe udhëheqësit evropianë zhvilluan mbrëmjen e djeshme një telefonatë me presidentin amerikan, në të cilën ranë dakord që asnjë vendim nuk duhet të merret për Ukrainën pa Ukrainën dhe se hapi i parë duhet të jetë presioni për një armëpushim me Kievin.

Trump u tha liderëve europianë se nuk do të diskutonte ndarjet e tokave me Putinin, ndërsa shtoi se shpreson për një samit Zelensky-Putin, raporton rtsh.

Share This