Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué: Kosova ka nevojë për Bedri Hamzën dhe orientim të qartë evropian

Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué: Kosova ka nevojë për Bedri Hamzën dhe orientim të qartë evropian

Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué, ka shprehur mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për Partinë Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën përmes një videomesazhi publik.

Paqué, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Bordit të Friedrich Naumann Foundation for Freedom, theksoi se Kosova ndodhet në një moment vendimtar, duke nënvizuar se mungesa e një qeverie funksionale për gati një vit i ka shkaktuar vendit humbje të konsiderueshme financiare dhe politike, përfshirë miliona euro fonde të humbura nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, përparimi i Kosovës dhe shfrytëzimi i potencialit të saj të plotë janë të mundshme vetëm përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme me partnerët evropianë.

Paqué vlerësoi PDK-në si një parti të përkushtuar dhe të pasionuar ndaj integrimit evropian të Kosovës, bazuar në takimet dhe bashkëpunimet e tij të drejtpërdrejta.

Share This