Presidenti amerikan Donald Trump nderohet me çmimin e “Paqes” nga FIFA – në video përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan Donald Trump nderohet me çmimin e “Paqes” nga FIFA – në video përmendet edhe Kosova

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është nderuar me çmimin e “Paqes” nga FIFA, në ceremoninë e hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2026.

Çmimi iu dorëzua nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili tha se organizata po e vlerëson Trumpin për “veprimet e jashtëzakonshme për të sjellë paqen rreth botës”.

“FIFA e dhuron këtë çmim te Donald Trump, në mirënjohje për veprimet e tij të jashtëzakonshme për të sjellë paqen rreth botës”, deklaroi Infantino gjatë ceremonisë.

Trump, në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit, e falënderoi Infatonin dhe e quajti futbollin “fenomen global”.

“Është nder i madh të jem këtu me Infantinon. Ai ka vendosur rekorde të reja në shitjen e biletave. Futbolli është një gjë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Përmendet edhe Kosova në videon zyrtare të FIFA-s

Gjatë prezantimit të videos zyrtare ku u arsyetua dhënia e këtij çmimi, ndër pikat e theksuara u përfshi edhe “ndalja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë”, si një prej momenteve të cilat FIFA i ka konsideruar të rëndësishme në përpjekjet e Trumpit për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.

Ky element ka tërhequr vëmendje të madhe, duke qenë se Kosova dhe Serbia mbeten ndër çështjet më të ndjeshme politike në rajonin e Ballkanit.

Ceremonia e shortit dhe ndarja e çmimeve po zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Botëror 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Share This