
Presidenti Ademi uron FC Ballkanin për fitore në Ligën e Konferencës: Paraqitje e shkëlqyer
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Ballkanin për fitore në Ligën e Konferencës ndaj Florianas në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“FC Ballkani është rikthyer në garat evropiane me një paraqitje të shkëlqyer, duke shënuar fitore në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër skuadrës malteze, FC Floriana, me rezultat 4:2, në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencës”.
“Ky rezultat dhe loja e mirë e portokallezinjve nga Suhareka japin shpresa të mëdha për kualifikim në raundin e tretë, por padyshim që nevojitet përkushtim i njëjtë edhe në ndeshjen e kthimit. Përgëzime për futbollistët, trajnerët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët për këtë fitore të rëndësishme! Një falënderim i veçantë edhe për tifozët e vegjël nga Suhareka që i dhanë hijeshi kësaj ndeshjeje. Urime dhe suksese edhe në ndeshjen e kthimit!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

