Presidenti Ademi takon në Tiranë kryetarin e Federatës së Futbollit të Ganës, ja çfarë diskutuan

Presidenti Ademi takon në Tiranë kryetarin e Federatës së Futbollit të Ganës, ja çfarë diskutuan

Në Tiranë pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Federatës së Futbollit të Ganës, z. Kurt Edwin Simeon-Okraku”, ka shkruar në Facebook presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Ai ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në selinë e FSHF-së, së bashku me presidentin Armand Duka, diskutuan mbi zhvillimet e fundit në futbollin ndërkombëtar dhe mundësitë e bashkëpunimit mes federatave tona.

“Ishte një shkëmbim i frytshëm mendimesh mbi sfidat dhe përparësitë që sjell futbolli në vendet tona. Falënderoj z. Okraku për qasjen miqësore, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mikpritjen e shkëlqyeshme”, ka shkruar Ademi.

Share This