
Presidenti Ademi: Me zemër plot besim te futbollistët tanë
‘Dardanët’ u nisën për në Bazel me motiv të lartë, ku të premten do të zhvillojnë ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se me këmbë të mbarë po nisin rrugëtimin drejt Zvicrës, për të hapur kampanjën kualifikuese të Botërorit.
Postimi i Ademit:
Me këmbë të mbarë po nisim rrugëtimin drejt Zvicrës, për të hapur kampanjën kualifikuese të Botërorit.
Me zemër plot besim te futbollistët tanë, te djersa dhe përkushtimi i tyre, si dhe te stafi që qëndron gjithmonë pas tyre.
Shpresojmë në mikpritje të ngrohtë dhe në fitore të Kombëtares së Kosovës! 💙⚽️
#bashkëpërkosovën


