Presidenti Ademi e uron Dritën: Ky është një hap i madh drejt kualifikimit në raundin e dytë

Presidenti Ademi e uron Dritën: Ky është një hap i madh drejt kualifikimit në raundin e dytë

Kampionia e Kosovës, FC Drita e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, shkruan Rekordi.net.

Gjilanasit mundën Differdange nga Luksemburgu, me rezultat 1:0, të martën në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë kualifikese në elitën e futbollit evropian.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar Dritën për suksesin e arritur.

Sipas të parit të futbollit tonë, ky është hapi i madh drejt kualifikimit në rundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Postimi i Ademit:

Urime fitorja, FC Drita! 🔵⚪

Përgëzime për FC Drita për fitoren e arritur në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange, me rezultat 1:0. ⚽️🏆

Goli i Arb Manajt në minutën e 74-t e bëri diferencën, duke i dhënë fitoren e merituar kampionëve tanë. 🇽🇰🔥

Ky është një hap i madh drejt kualifikimit në raundin e dytë, që do ta bënte Dritën skuadrën e parë kosovare që arrin këtë fazë në garën më të madhe evropiane për klube. ✨💪

Urojmë futbollistët për paraqitjen vetëmohuese, stafin teknik për përgatitjen e shkëlqyer dhe tifozët “Intelektualët” për atmosferën  në “Fadil Vokrri”! 💙🤍

Tani është koha për ta menaxhuar këtë epërsi në ndeshjen e kthimit dhe për ta bërë hapin vendimtar drejt raundit të dytë të Champions-it. 🚀

Urime dhe ju priftë e mbara! 🙏👏

Ndeshja e kthimit luhet pas një javë në Luksemburg. /Rekordi.net

Share This