Situatë e ndërlikuar, çfarë po ndodh me Zhegrovën te Juventusi?

Situatë e ndërlikuar, çfarë po ndodh me Zhegrovën te Juventusi?

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket se është vendosur, pasi trajneri Luciano Spalletti nuk e preferon futbollistin kosovar.

Gazetari italian Mirko Di Natale raporton se drejtuesit e klubit dhe Spalletti kanë marrë vendim që Zhegrova të mbetet jashtë listës për Champions League, ndërsa rrezikon të mos përfshihet as në listën për Serie A.

“Spalletti nuk është një admirues i madh i Edon Zhegrovës. Vendimet tashmë janë marrë si nga klubi, ashtu edhe nga trajneri”, deklaroi Di Natale, raporton KK.

Megjithatë, Zhegrova mund të largohet nga Juventusi, pasi afati kalimtar mbetet i hapur në Turqi dhe Arabinë Saudite.

Në mesin e destinacioneve të mundshme është përmendur edhe Al-Ittihad.

Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e yllit të Kosovës dhe do të pranojë vetëm një transferim të përhershëm.

Share This