Policia, thirrje shoferëve për kujdes gjatë vozitjes në mjegull

Policia, thirrje shoferëve për kujdes gjatë vozitjes në mjegull

Policia e Kosovës ka apleuar të gjithë shoferët për kujdes gjatë vozitjes pas shfaqjes së mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

“Mos harroni se ngjasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla e dendur mund të jetë më afër lumenjve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, këshillohet që shoferët të përdorin dirtat e mjegullës, për të ndriçuar rrugën e tyre si dhe për ta bërë automjetin e dukshëm për ngasësit e tjerë.

Policia ka theksuar që të gjithë shoferët të vozisin me kujdes dhe të mos shpejtojnë, pasi mjegulla mund të krijojë iluzion optik tek shoferët.

Share This