Policia sekuestron armë gjuetie në Leposaviq, ndalon pesë persona

Policia sekuestron armë gjuetie në Leposaviq, ndalon pesë persona

Pesë pushkë gjuetie, një tjetër të llojit karabine, fishek, mbajtëse të fishekëve e dy fletë arme të RSFJ-së dhe një leje e gjuetisë të shtetit të Serbisë, i ka gjetur e konfiskuar sot Policia e Kosovës në fshatin Berberishtë të Leposaviqit, derisa pesë personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor.

Në lidhje me rastin, policia thotë se është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armës’.

“Policia në kuadër të aktiviteteve të rregullta në fshatin Berberishte të Leposaviqit ka hasur në pesë persona me gjashtë armë-pushkë gjuetie, për të cilat nuk kanë pasur leje apo autorizimet e nevojshme. Personat janë shoqëruar në Stacion policor Leposaviq, janë intervistuar në praninë e avokatëve dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, armët janë sekuestruar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar janë: Pesë ( 5 ) pushke Gjuetie. Një pushke e llojit Karabine. Gjashtëdhjetë e nëntë ( 69 ) fishek të kalibrit 12 mm të pushkëve të gjuetisë. Shtatëmbëdhjetë (17) fishek të kalibrit 7.64mm të pushkës Karabine. Katër rrethatore- mbajtëse të fishekëve. Dy fletë arme të RSFJ-së dhe një leje e gjuetisë të shtetit të Serbisë”, ka bërë të ditur policia, raporton rtk.

Kanë thënë se mbeten të përkushtuar në zbatueshmërinë e ligjit derisa kanë apeluar tek qytetarët që të mos dalin në gjueti pa poseduar lejen adekuate.

Share This