Maduro dërgohet në burg në Nju Jork, ja çfarë dihet për të deri tani

Maduro dërgohet në burg në Nju Jork, ja çfarë dihet për të deri tani

Presidenti venezuelan Nicolás Maduro është dërguar në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit (MDC) në Bruklin, burgu i vetëm federal në qytetin e Nju Jorkut. Pas kapjes gjatë një operacioni të SHBA-së në Venezuelë, Maduro është dërguar në burg në Nju Jork, ku pritet të përballet me akuzat për përfshirje në kartelet e drogës.

Sipas informacioneve të publikuara, Maduro do të mbahet në MDC përpara se të përballet javën e ardhshme me akuza që lidhen me drogën dhe armët. Statusi ligjor i bashkëshortes së tij mbetet i paqartë, ndërsa edhe ajo është dërguar në paraburgim.

Raportimet thonë se Maduro mbërriti më herët të shtunën në një bazë ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe më pas u dërgua në zyrat e Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogës (DEA) në Nju Jork, ku u njoh me akuzat për drogë dhe armëmbajtje. Ai i ka mohuar më parë pretendimet se ka qenë udhëheqës i një karteli droge.

MDC në Bruklin është e njohur për strehimin e të paraburgosurve të profilit të lartë. Në të kaluarën, aty janë mbajtur figura të njohura si reperi R. Kelly, Ghislaine Maxëell – bashkëpunëtorja e financierit Jeffrey Epstein – si dhe së fundmi artisti Sean “Diddy” Combs, raporton rtsh.

Share This