
Policia raporton dhjetëra raste kriminale
Policia e Kosovës ka raportuar se në Prishtinë, Lipjan dhe Gllogoc janë regjistruar raste të dhunës në familje dhe kanosje, ndërsa në Ferizaj dhe Prizren janë konfiskuar sasi të substancave narkotike.
Po ashtu, janë raportuar raste të përdorimit dhe posedimit të armëve, si dhe vjedhje të rënda në disa komuna të vendit.
Sipas policisë, janë regjistruar 18 persona të arrestuar, 5 në mbajtje, si dhe rreth 2300 tiketa trafiku të shqiptuara.

