Putin: Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën

Putin: Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën, vetëm 24 orë pasi një sulm ukrainas ndaj infrastrukturës ruse të naftës shkaktoi mungesa karburanti.

Putin i cilësoi sulmet ukrainase si një “dredhi” që synon të “destabilizojë shoqërinë”.

“Megjithatë, Rusia, siç e kemi thënë vazhdimisht, është e gatshme për negociata paqeje me Ukrainën”, deklaroi ai, sipas gazetës The Independent.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus theksoi se Moska është “e gatshme të ecë përpara mbi bazën e marrëveshjeve të arritura në Stamboll, marrëveshje që, ju kujtoj, u iniciuan në atë kohë nga delegacioni ukrainas”.

Deklaratat e Putinit vijnë pasi përfaqësuesi i Ukrainës në OKB, Andriy Melnyk, paralajmëroi se Kievi mund të rishqyrtojë propozimin e tij për armëpushim nëse nuk ushtrohet presion i konsiderueshëm ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës. /rtsh/

Share This