
Përparim Rama: 65 mijë qytetarë të Prishtinës të lidhur për herë të parë me Termokos, 11 zona të reja drejt përfshirjes
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se mbi 65 mijë qytetarë janë lidhur për herë të parë me sistemin e ngrohjes qendrore përmes Termokos-it.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka theksuar se zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është një prej arritjeve më të mëdha në mandatin e tij, duke shtuar se 11 zona të reja janë në proces e sipër për t’u lidhur me sistemin.
“Për herë të parë në kryeqytet, 65 mijë qytetarë të kryeqytetit janë lidhur me ngrohjen qendrore dhe 11 zona të reja janë drejt lidhjes shumë shpejt. Prishtina përtej ngrohjes me rrymë”, deklaroi Rama.
Ai u shpreh se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës për qytetarët dhe një alternativë më efikase, më e qëndrueshme dhe më e përballueshme sesa ngrohja me energji elektrike.


