Përfundojnë bisedimet Ukrainë-SHBA në Berlin, Kievi refuzon tërheqjen nga Donbasi

Përfundojnë bisedimet Ukrainë-SHBA në Berlin, Kievi refuzon tërheqjen nga Donbasi

Bisedimet dypalëshe mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Berlin kanë përfunduar. Lajmi është njoftuar nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Takimet u zhvilluan në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, ku ai do të takohet edhe me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, kryetaren e Bundestagut Julia Klöckner, si dhe kancelarin Friedrich Merz.

Sipas një zyrtari të informuar mbi bisedimet, negociatorët amerikanë kanë kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga kontrolli i rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut si kusht për bisedimet e paqes me Rusinë. Kievi ka refuzuar këtë kërkesë, duke theksuar se Donbasi mbetet pjesë e pandashme e Ukrainës.

Aktualisht, Moska kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe rreth 80% të Donetskut, sipas Institutit për Studimin e Luftës me seli në SHBA. /rtsh/

Share This