
Pesë të vdekur pas të shtënave me armë në Gjermaninë veriore
Pesë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë, në qytetin verior gjerman, Stade.
Një person i dyshuar është ndaluar. Motivi është aktualisht i paqartë”, tha policia.
Media lokale raportoi se incidenti kishte ndodhur në një qendër rinore në qendër të Stade, një qytet me pak më pak se 50,000 banorë në perëndim të Hamburgut.
Departamenti i policisë së Lüneburgut këshilloi publikun të shmangë zonën, në një postim në X, raporton atsh.

