Parashikimi i motit për Kosovë dhe Shqipëri

Parashikimi i motit për Kosovë dhe Shqipëri

Të shtunën në Kosovë pritet mot kryesisht me vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë edhe intervale me diell. Gjatë ditës, vranësirat do të vijnë duke u tërhequr gradualisht.

Temperaturat minimale do të zbresin nga -2 deri në 0°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 3 deri në 7°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h.

Edhe në Shqipëri ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet mjegull e dendur përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Temperaturat do të sillen minus 5 në veri deri në 14 gradë në bregdet dhe në Tiranë.

Share This