
Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes një mesazhi publik, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij muaji si kohë reflektimi, paqeje dhe solidariteti.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.
Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni!
Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka uruar që ky muaj i shenjtë të shërbejë si moment afrimi, mirëkuptimi dhe forcimi të vlerave shpirtërore në shoqëri.


