
Osmani uron Luana Bajramin pas suksesit në ceremoninë e çmimeve Oscar: Një sukses i madh për Kosovën
Presidentja e Kosovo, Vjosa Osmani, ka përgëzuar aktoren kosovare Luana Bajrami-Rahmani dhe gjithë ekipin pas suksesit në ceremoninë e 98-të të çmimeve Oscars. Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” u shpall fitues në kategorinë Best Live Action Short Film.
Në një postim në rrjetin social X, presidentja Osmani e përshkroi Bajramin si një aktore të guximshme, që përfaqëson talentin, vendosmërinë dhe ëndrrat e rinisë kosovare.
“Urime Luanës Bajrami-Rahmani dhe gjithë ekipit pas filmit të shkurtër që fitoi ‘Oscar’, ‘Two People Exchanging Saliva’, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Veprimit të Drejtpërdrejtë”, shkruan Osmani.
Filmi, ku Bajrami luan rolin kryesor, tregon historinë e një shitëseje në një dyqan luksoz dhe trajton çështje si përplasja e mentaliteteve dhe kontrolli shoqëror. Gjatë ceremonisë, aktorja u ngjit vetë në skenë për të pranuar çmimin prestigjioz, duke bërë krenar publikun dhe të gjithë Kosovën.
Ky triumf konsiderohet një arritje historike për kinematografinë kosovare dhe një shembull frymëzimi për artistët e rinj në vend.


