Osmani takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Kopenhagë: NATO vendimtare për stabilitetin rajonal

Osmani takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Kopenhagë: NATO vendimtare për stabilitetin rajonal

Në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Danimarkë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Pas takimit, Osmani ka bërë të ditur se ka theksuar rëndësinë e NATO-s në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe rolin e Kosovës si partnere e besueshme e aleancës.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Theksova po ashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

Takimi i Osmanit me Rutte vjen në një moment kur siguria në Ballkanin Perëndimor mbetet një çështje kyçe në agjendën ndërkombëtare, ndërsa NATO vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në Kosovë përmes misionit të saj paqeruajtës KFOR.

Share This