
Osmani: Kosova ka demokracinë më të lartë elektorale në rajon
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë. Ajo ka deklaruar se Kosova ka demokracinë më të lartë elektorale në rajon.
Pas hedhjes së votës, para mediave, Osmani ka thënë se qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë, jo vetëm për fëmijët, por edhe për mundësitë që janë përpara.
E para e vendit gjithashtu ka theksuar se zgjedhjet lokale dhe ato nacionale janë procese të ndara, dhe do të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.


