
Osmani e para në listë, Abdixhiku i dyti? Sinjali raporton rreth një listë që po qarkullon brenda LDK-së
Një formulë e re për përbërjen e listës zgjedhore të LDK-së po diskutohet në prapaskenë, në kuadër të mundësisë për afrimin politik mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, sipas Sinjalit, duke iu referuar burimeve.
Sipas raportimit, lista do të prihej nga Vjosa Osmani në pozitën e parë, ndërsa Lumir Abdixhiku do të renditej i dyti.
Në dhjetëshen e parë, Osmani pritet të ketë hapësirë për tre kandidatë të tjerë, kurse Abdixhiku për pesë. Në dhjetëshen e dytë, raporti do të ndryshonte në favor të Osmanit, me gjashtë pozita për të dhe katër për Abdixhikun, sipas mediumit.
Kujtojmëse Zzdhënsi i LDK-së postoi në Facebook “tik tak” ku rishpërndau një postim të vitit 2019 me Vjosa Osmanin.


