SBASHK-u uron 7 Marsin: `Pishtarët e dijes` meritojnë përkrahje më të madhe

SBASHK-u uron 7 Marsin: `Pishtarët e dijes` meritojnë përkrahje më të madhe

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka uruar mësimdhënësit me rastin e Dita e Mësuesit 7 Marsin, duke i quajtur ata “pishtarë të dijes” dhe duke vlerësuar kontributin e tyre ndër vite në zhvillimin e arsimit dhe ruajtjen e shkollës shqipe.

Në urimin, SBASHK-u i ka uruar kolegët e tyre për këtë ditë të veçantë, duke theksuar se kjo datë shënon përpjekjet e njerëzve të dijes për të mbrojtur arsimin dhe për të përhapur dritën e dijes.

“Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj ishin në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojtën arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit” thuhet në urimin e SBASHK-ut.

SBASHK-u ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Sindikata shprehu gjithashtu shpresën që kontributi i mësuesve ndër vite të shërbejë si shtytje për institucionet që të angazhohen më konkretisht në përkrahje të arsimit dhe në realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit.

Share This